Home ShowBiz Hyrje e pazakontë në “Ferma VIP”, Klod Dedja surprizon me stilin unik
Hyrje e pazakontë në “Ferma VIP”, Klod Dedja surprizon me stilin unik
0

Hyrje e pazakontë në “Ferma VIP”, Klod Dedja surprizon me stilin unik

0
0

Spektakli “Ferma VIP” ka marrë sërish vëmendjen e publikut me një hyrje krejt të pazakontë. Klod Dedja është bërë fermeri më i ri i formatit, duke zgjedhur një mënyrë sa origjinale, aq edhe simbolike për t’u prezantuar.

Ai u shfaq duke i hipur gomarit mbrapsht, një skenë që tërhoqi menjëherë vëmendjen e banorëve dhe publikut. Për këtë zgjedhje të veçantë, Dedja dha edhe një shpjegim filozofik:

“Është një ironi e madhe që do e çoj edhe në fermë. Duke ecur mbrapsht, do ecësh shumë përpara”, u shpreh ai.

Momenti nuk kaloi pa reagime. Ka qenë Iliri ai që doli në oborr për ta pritur Klodin, duke e shoqëruar brenda dhe duke vlerësuar hyrjen e tij ndryshe nga të tjerët.

Me këtë debutim unik, Klod Dedja premton të sjellë dinamika dhe energji të reja në “Ferma VIP”, duke zgjuar kureshtjen e publikut për rolin dhe strategjinë e tij në vazhdim.

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=McjZ_VJEzqg

Foto:https://www.youtube.com/watch?v=McjZ_VJEzqg