Mbrëmja e fundit në “Big Brother VIP 5” solli një atmosferë ndryshe nga zakonisht, teksa finalistët u surprizuan nga të ftuar specialë dhe një darkë e veçantë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Gjatë kësaj mbrëmjeje, një nga momentet më të komentuara ishte biseda mes Rozana Radit dhe finalistes Selin, ku u prek edhe tema e jetës së saj pas përfundimit të spektaklit dhe raporti me partnerin e saj, Gimbon.
E pyetur nëse do të jetonte në Prishtinë pas daljes nga “BBVIP”, Selin u përgjigj qartë:
“Jo, nuk do jetoj atje. Ne kemi folur me Gimbon. Unë vendin e kam në qytetin e bukur të Tiranës.”
Deklarata e saj u shoqërua me batuta dhe humor nga të pranishmit, ndërsa ajo shtoi se planifikon të marrë një shtëpi tjetër me qira në kryeqytet.
Biseda vijoi në një atmosferë të lehtë, me ndërhyrje nga Jul Deda, i cili e shoqëroi momentin me komente humoristike, duke shtuar edhe më shumë dinamizëm në mbrëmje.
Përgjigjja e Selinës lë të kuptohet se, pavarësisht afrimitetit me Gimbon, ajo e sheh të ardhmen e saj në Tiranë, duke dhënë një sinjal të qartë për planet e saj jashtë spektaklit.
Ndërkohë, ndërsa finalja e “Big Brother VIP 5” afrohet, çdo deklaratë e banorëve po ndiqet me interes të madh nga publiku.
Burimi:https://www.instagram.com/selinbollatii/?hl=en
Foto:https://www.instagram.com/selinbollatii/?hl=en