ShowBiz

A ka ribashkim mes Norës dhe Robertit? Këngëtarja flet hapur për herë të parë

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka reaguar ndaj zërave të fundit që qarkullojnë në media për një rikthim të mundshëm me ish-bashkëshortin e saj, Robert Berisha.

E ftuar në një intervistë, Nora nuk i shpëtoi pyetjeve rreth jetës private, sidomos pas aludimeve që u shtuan së fundmi pas një darke të përbashkët të çiftit në Zvicër, si dhe deklaratave të Robertit, i cili nuk e kishte përjashtuar mundësinë e ribashkimit.

E pyetur drejtpërdrejt për këto thashetheme, këngëtarja reagoi me humor, duke qeshur dhe duke thënë shkurt: “A fillut ju?”, duke lënë të kuptohet se nuk i merr shumë seriozisht spekulimet.

Megjithatë, ajo u tregua më e hapur kur biseda kaloi tek ideja e shanseve të dyta në një marrëdhënie. Nora dha një përgjigje të sinqertë dhe mjaft të qartë:

“Unë mendoj që çdo njeri e meriton një shans të dytë, në momentin e duhur, por jo të tretë ndoshta,” u shpreh ajo.

Kjo deklaratë ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut, duke lënë të hapur interpretimin nëse një rikthim mes tyre është apo jo i mundur.

E pyetur më tej nëse do të preferonte një intervistë me ish-partnerin apo një pushim të përbashkët, Nora surprizoi me përgjigjen e saj, duke konfirmuar se të dyja këto situata kanë ndodhur tashmë.

“Të dyjat i kam bërë, po,” tha ajo, duke treguar se mes saj dhe Robertit ekziston ende një komunikim i mirë dhe i pjekur, pavarësisht ndarjes.

Burimi: https://www.instagram.com/noraistrefi/?hl=en

Foto: https://www.instagram.com/noraistrefi/?hl=en