ShowBiz

Sara Hoxha vlereson Ledion Liçon pas BBV 5 e quan fitues te çdo sezoni

 Pas përfundimit të Big Brother VIP 5, atmosfera festive e organizuar nga Top Channel u shoqërua me emocione, falënderime dhe deklarata që tërhoqën vëmendjen e publikut. Ndër më të komentuarat ishte fjala e Sara Hoxhës, e cila u ndal veçanërisht te Ledion Liço.

Si drejtuese e projektit, ajo falënderoi stafin, bashkëpunëtorët dhe opinionistët për punën gjatë sezonit, por vlerësimi për Ledionin ishte më i veçantë dhe personal. Sara u shpreh se ai i jep shkëlqim formatit dhe e konsideroi si fituesin e çdo sezoni të Big Brother VIP, duke theksuar gjithashtu se ka mësuar shumë prej tij dhe vazhdon të mësojë çdo ditë.

Deklarata e saj u komentua gjerësisht jo vetëm për vlerësimin profesional, por edhe për faktin se vjen në një periudhë kur marrëdhënia mes tyre mbetet e paqartë për publikun. Prej kohësh qarkullojnë aludime për një krisje apo ndarje, por asnjëri nuk ka zgjedhur t’i konfirmojë apo t’i mohojë këto zëra.

Edhe Ledion Liço përjetoi një moment të veçantë gjatë finales kur u surprizua me një video-mesazh nga familja e tij. I emocionuar, ai falënderoi publikisht Sarën duke u shprehur me modesti dhe duke lënë të kuptohet se nuk e konsideron veten plotësisht meritor për gjithçka ka arritur.

Ky shkëmbim vlerësimesh dhe emocionesh ka shtuar edhe më shumë interesin e publikut duke e mbajtur në fokus raportin mes dy protagonistëve edhe pas mbylljes së spektaklit.

Burimi: https://www.instagram.com/sarahoxhaaa/?hl=en

Foto: https://www.instagram.com/sarahoxhaaa/?hl=en