Mbrëmja e “Post Big Brother VIP Albania” u shoqërua me diskutime të forta dhe tensione në studio, teksa ish-banorët dhe moderatori rikthyen në vëmendje momentet më të komentuar të finales dhe gjithë edicionit.
Një nga situatat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte përplasja mes Rogert Sterkajt dhe moderatorit Ledion Liço. Rogerti u shfaq i tensionuar dhe i indinjuar për disa deklarata të bëra gjatë finales, duke treguar se ishte ndier i fyer nga një koment i Ledionit pas largimit të tij nga gara.
“Më the ‘kujdes me lek’. Po kujdesu ti për lekët e tua mor shok”, u shpreh Rogerti në studio, duke e kthyer bisedën në një debat të drejtpërdrejtë dhe të ashpër.
Nga ana tjetër, Ledion Liço reagoi duke sqaruar kontekstin e deklaratës së tij. Ai e lidhi komentin me një rrëfim që Rogerti kishte bërë më herët gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA, ku kishte folur hapur për problemet me bixhozin dhe humbjet financiare.
“Unë nuk kam një histori me bixhozin”, u shpreh Ledioni, duke lënë të kuptohet se komenti i tij nuk kishte qenë personal, por i bazuar në atë që vetë Rogerti kishte ndarë me publikun.
Ky moment shtoi edhe më shumë tensionin në studio, duke treguar se debatet dhe dinamikat e krijuara gjatë “Big Brother VIP Albania” vijojnë edhe pas përfundimit të spektaklit.
Burimi:https://www.instagram.com/mr.ledionlico/?hl=en
Foto:https://www.instagram.com/mr.ledionlico/?hl=en