ShowBiz

Dasma e vitit në horizont? Dua Lipa dhe Callum Turner përfliten për një ceremoni luksoze në Itali

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, dhe aktori britanik Callum Turner janë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare, pasi po përfliten për një dasmë madhështore që mund të zhvillohet në Itali.

Sipas raportimeve të fundit, çifti mund të kurorëzojë dashurinë e tyre në Palermo, në një ceremoni që pritet të jetë një nga eventet më të përfolura të vitit. Burime jozyrtare sugjerojnë se vendi i përzgjedhur është Villa Igiea, një rezidencë historike luksoze me stil Art Nouveau dhe pamje mahnitëse nga Gjiri i Palermos.

Flitet se festa mund të zgjasë disa ditë, nga 5 deri më 7 shtator, duke u kthyer në një “destination wedding” të mirëfilltë, ku të ftuarit do të përjetojnë një kombinim të elegancës klasike dhe atmosferës mesdhetare.

Spekulimet janë shtuar edhe më shumë pasi Dua Lipa është parë së fundmi në Palermo në shoqërinë e organizatores së njohur të eventeve, Alessandra Grillo. Gjithashtu, një postim i saj në rrjetet sociale me mbishkrimin “Palermo në zemrën time” ka bërë që fansat të besojnë se ky qytet ka një domethënie të veçantë për çiftin.

Në një vizitë të mëparshme gjatë vitit 2025, Dua dhe Callum eksploruan qytetin dhe kaluan kohë në disa prej pikave më karakteristike, duke e bërë këtë destinacion më shumë se një zgjedhje luksoze, por edhe personale.

Megjithëse deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga çifti, nëse këto raportime rezultojnë të vërteta, dasma e tyre pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha të kulturës pop globale për vitin 2026.

Burimi;https://www.instagram.com/dualipa/?hl=en

Foto;https://www.instagram.com/dualipa/?hl=en