ShowBiz

NEW YORK, NY - JUNE 01: TV Personality Kim Kardashian and rapper Kanye West attend the 2015 CFDA Fashion Awards at Alice Tully Hall at Lincoln Center on June 1, 2015 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images)

Nga Polonia në Pragë: Kanye West zhvendos koncertin mes polemikave

Reperi i njohur amerikan Kanye West, i njohur edhe si Ye, ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në axhendën e tij të koncerteve në Evropë. Pas anulimit të performancave të planifikuara në Poloni dhe Francë, ai pritet të ngjitet në skenë në Pragë, në Republikën Çeke.

Sipas drejtoreshës së hipodromit Velka Chuchle, Suzana Rambova, koncerti është planifikuar të mbahet më 25 korrik në kryeqytetin çek. Megjithatë, detaje të tjera mbi organizimin e eventit nuk janë bërë ende publike.

Vendimi për zhvendosjen e koncertit vjen në një periudhë të vështirë për artistin 48-vjeçar, i cili ka qenë në qendër të kritikave të forta ndërkombëtare për shkak të deklaratave të tij antisemite dhe raciste. Këto qëndrime kanë ndikuar ndjeshëm në karrierën e tij, duke i kushtuar humbje të fansave dhe kontratave të rëndësishme komerciale.

Kontroversat rreth West kanë vijuar prej vitesh. Në vitin 2023 ai bëri deklarata të forta që shkaktuan reagime të shumta, ndërsa në vitin 2025 publikoi një këngë të titulluar “Heil Hitler”, e cila u ndalua nga platformat kryesore të transmetimit.

Gjithashtu, në fillim të prillit, autoritetet britanike i ndaluan hyrjen në Mbretërinë e Bashkuar për koncertet e planifikuara në korrik. Ndërkohë, koncerti i planifikuar për 11 qershor në Marsejë u shty pas kundërshtimeve nga autoritetet lokale dhe qeveria franceze.

Pavarësisht polemikave, Kanye West duket i vendosur të vijojë turneun e tij evropian gjatë muajve qershor dhe korrik, me Pragën si një nga ndalesat e reja në këtë itinerar.

Burimi:https://www.instagram.com/kanyewest.cl/?hl=en
Foto; https://www.instagram.com/kanyewest.cl/?hl=en