Fituesja e “Big Brother VIP 5”, Selin Bollati, ka ndarë detaje nga rrugëtimi i saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, si dhe për romancën e krijuar me Gimbon, gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”.
Selin u shpreh se, edhe pse nuk është shumë e fokusuar te koncepti i manifestimit, ajo kishte imagjinuar tipare të caktuara për partnerin e saj të ardhshëm, të cilat i gjeti pikërisht te Gimbo.
“Unë nuk jam ndonjë njohëse shumë e mirë e manifestimit, por tiparet që kam dashur te partneri im i ardhshëm i kam gjetur te Gimbo,” u shpreh ajo.
Sa i përket fitores, Selin tregoi se nuk e kishte menduar kurrë se do të ishte ajo triumfuesja e këtij edicioni. Sipas saj, një nga konkurrentët më të fortë për të fituar ishte Mateo.
“Në asnjë moment nuk e kam ndjerë që mund ta fitoja unë. Mendoja që do ta merrte Mateo, duke parë personat që ishin brenda. Në atë lojë, një nga tiparet që të çon drejt fitores është durimi,” tha Selin.
Duke folur për marrëdhënien me Gimbon, ajo pranoi se fillimet nuk kanë qenë të lehta dhe se ka pasur dyshime për besueshmërinë e kësaj romance brenda shtëpisë. Megjithatë, gjithçka ndryshoi pasi mori mbështetjen e familjes.
“Marrëdhënia jonë ishte shumë pranë mosndodhjes. Kam qenë skeptike në fillim. Por kur mora konfirmim nga familja me dron, aty u afrova më shumë me të,” rrëfeu ajo.
Selin nuk kurseu vlerësimet për partnerin e saj, duke e cilësuar Gimbon si një djalë fantastik dhe duke shtuar se do ta zgjidhte sërish, edhe jashtë formatit.
“Gimbo është djalë fantastik. Tiparet e tij do t’i zgjidhja edhe jashtë atyre mureve, në këtë jetë dhe në tjetrën,” përfundoi ajo.
Rrëfimi i saj ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke rikthyer në fokus një nga historitë më të komentuara të këtij sezoni të “Big Brother VIP”.
Burimi: https://www.instagram.com/selinbollatii/?hl=en
Foto: https://www.instagram.com/selinbollatii/?hl=en