ShowBiz

Bleona Qereti në Shtëpinë e Bardhë gjatë incidentit, publikon pamje nga eventi

Këngëtarja dhe aktorja shqiptare Bleona Qereti ka qenë e pranishme në një nga ngjarjet më të përfolura të orëve të fundit në Uashington – Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku u raportua edhe për një incident me të shtëna armësh.

Artistja, e cila prej vitesh jeton dhe zhvillon karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi nga mbrëmja, e realizuar përpara momentit të raportuar të incidentit.

Në imazhin e publikuar në Instagram, Bleona shfaqet në tapetin e kuq përpara sfondit zyrtar të “White House Correspondents’ Association”. Ajo kishte zgjedhur një fustan të zi elegant me prerje asimetrike në pjesën e sipërme dhe një mëngë të theksuar, ndërsa pamjen e kishte plotësuar me flokë të kapur dhe vathë të gjatë.

Ngjarja ka tërhequr vëmendje të gjerë mediatike, ndërsa prania e artistes shqiptare në këtë event prestigjioz është komentuar gjithashtu në rrjet.

Burimi:https://www.instagram.com/bleona/?hl=en

Foto:https://www.instagram.com/bleona/?hl=en