ShowBiz

Tension në “Ferma VIP”/ Përplasja mes Adit dhe Mozës ndez rrjetin: “Më mbante si kukull”

Një situatë e tensionuar mes Adit dhe Mozës është kthyer në një nga temat më të diskutuara në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit e “Ferma VIP”.

Ngjarja ndodhi gjatë një loje, kur Agai kishte dhënë një detyrë për Mozën, Sonin dhe Donën që të ndërhynin për të prishur lojërat e banorëve të tjerë. Për të penguar këtë, Adi ka ndërhyrë fizikisht ndaj Mozës, duke e kapur nga krahët për ta ndaluar.

Ky moment ka shkaktuar debat të fortë, sidomos pas reagimit të vetë Mozës, e cila ka ndarë versionin e saj të ngjarjes. Ajo u shpreh e prekur nga mënyra se si ishte trajtuar:

“U bë një ekzagjerim i madh. Ti nuk ke edukatë fare moj, mbylle gojën (drejtuar Sonit). U ndalua loja që të pastrohej fusha. Adi më mbante si kukull dhe aty e ndjeva veten që isha një ashkël, jo njeri dhe më mbante në ajër”, deklaroi Moza.

Deklarata e saj ka ndezur reagime të shumta në rrjet, ku një pjesë e publikut e kanë konsideruar veprimin e Adit si të tepruar, ndërsa të tjerë e kanë parë si një reagim në kuadër të lojës.

Situata ka hapur diskutime mbi kufijtë e ndërhyrjes fizike në lojë dhe mënyrën se si duhen menaxhuar tensionet mes konkurrentëve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse produksioni do të marrë ndonjë masë pas kësaj ngjarjeje.

Burimi; https://www.instagram.com/p/DXCsasAjUmt/

Foto;https://www.instagram.com/p/DXCsasAjUmt/