Tensione të forta dhe debate të ashpra kanë shoqëruar ditët e fundit në spektaklin “Ferma VIP”, ku një deklaratë e Mozës ka ndezur reagime të menjëhershme mes banorëve.
Gjatë një momenti në ambientet e Fakirit, Moza iu drejtua Olës dhe Gresës me fjalët: “do u heq të mbathurat dhe do u nxjerr si u ka bërë nëna”, deklaratë që fillimisht u prit me të qeshura nga vajzat, por më pas u kthye në shkak për përplasje të forta.
Ola reagoi ashpër ndaj sjelljes së Mozës, duke e cilësuar të papranueshme për një format televiziv.
“Kur i shoh më jep neveri. Unë nuk prek njeri me dorë. Nuk kam gjë me Mozën si person, por me atë që përfaqëson këtu. Të më zhveshë mua para 200 kamerave? Nëse kjo është loja, atëherë unë që nesër i marr të gjithë me fshesë para,” u shpreh ajo.
Edhe Gresa shtoi kritikat, duke deklaruar se është ndjerë e ofenduar në disa raste nga Moza.
“Unë nuk jam aq e ligë sa Moza. Unë dhe Ola ja dalim edhe pa mbrojtje. Mua më ka ofenduar shumë herë,” tha ajo.
Nga ana tjetër, Moza sqaroi se deklarata e saj ishte bërë në kuadër të humorit dhe spektaklit, duke mohuar çdo qëllim për të denigruar.
“I vetmi person që nuk po qeshte isha unë. Ato po shkriheshin së qeshuri. Ishte një spektakël komik. Nëse doja t’ua hiqja të mbathurat, do t’ua hiqja pa i paralajmëruar. Nëse s’doni spektakël, mos ma zini emrin në gojë,” u shpreh ajo.
Debati ka ndarë banorët dhe publikun, duke rikthyer diskutimin mbi kufijtë e humorit dhe etikës në reality show.
Burimi; https://www.youtube.com/watch?v=HnaEV5_w1jg
Foto; https://www.youtube.com/watch?v=HnaEV5_w1jg