ShowBiz

Gresa dhe Ola braktisin debatin në “Ferma VIP”, Moza: Situatat i paketojnë si strategji

Tensionet mes konkurrenteve në “Ferma VIP” kanë vijuar edhe gjatë spektaklit të mbrëmjes së së dielës, ku një debat i fortë mes Mozës, Gresës dhe Olës ka përfunduar me largimin e dy vajzave nga diskutimi.

Moderatorja Arbana Osmani i thirri të treja në dhomën e ndenjes për të sqaruar situatat e krijuara gjatë ditëve të fundit dhe për të dëgjuar versionin e secilës. Fillimisht, vajzat parashtruan argumentet e tyre lidhur me përplasjet dhe akuzat e ndërsjella, por debati u tensionua edhe më shumë pas ndërhyrjeve dhe kundërshtimeve nga opinionistët e spektaklit.

Gjatë diskutimit, Ola ishte e para që vendosi të largohej nga debati, duke mos pranuar të vazhdonte më tej përballjen verbale. Vetëm pak momente më vonë, edhe Gresa u largua nga dhoma, duke lënë Mozën të vetme përballë moderatorëve dhe opinionistëve.

Pas largimit të tyre, Moza reagoi duke thënë se situatat brenda fermës po përdoren si strategji loje dhe se sipas saj, disa nga banoret po i “paketojnë” ngjarjet për të krijuar dinamika në favor të tyre.

“Këto i paketojnë dhe bëjnë strategji. Unë do kem shumë kujdes nga sot e tutje”, u shpreh Moza gjatë transmetimit.

Debatet dhe përplasjet mes banorëve kanë qenë të shumta javët e fundit në “Ferma VIP”, ndërsa marrëdhënia mes vajzave duket se është përkeqësuar ndjeshëm. Publiku mbetet në pritje për të parë nëse situata do të qetësohet në ditët në vijim apo tensionet do të vazhdojnë të përshkallëzohen edhe më tej brenda fermës.