ShowBiz

Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj komenteve për peshën: “Ende jam në shok”

Xheneta Fetahu ka vendosur të thyejë heshtjen pas komenteve të shumta negative që ka marrë në rrjetet sociale lidhur me pamjen e saj fizike dhe ndryshimet në peshë.

Përmes një reagimi emocional në InstaStory, ajo u shpreh e zhgënjyer nga mënyra se si njerëzit ndihen të lirë të komentojnë trupin e saj, duke theksuar se është përballur me kritika si kur ka qenë shumë e dobët, ashtu edhe tani që ka shtuar në peshë.

“Kur kam qenë shumë e dobët, më quajtët ‘shtag sorr’. Sot që kam shtuar peshë dhe jam më mirë me shëndetin tim, vazhdoni me komente si ‘bark shtatzënë’ apo ‘balenë’,” shkroi Xheneta.

Ajo zbuloi se humbja drastike në peshë në të kaluarën kishte ardhur si pasojë e problemeve shëndetësore dhe se ajo periudhë kishte qenë tepër e vështirë për të.

“Në atë kohë nuk kam qenë mirë. Tani jam më mirë dhe kjo është ajo që ka rëndësi,” shtoi ajo më tej.

E revoltuar nga komentet fyese, Xheneta iu drejtua hapur kritikëve duke i akuzuar për hipokrizi dhe pasiguri personale, ndërsa bëri thirrje për më shumë empati dhe respekt në rrjetet sociale.

Burimi;https://www.instagram.com/xhennetafetahuu/

Foto;https://www.instagram.com/xhennetafetahuu/