Lifestyle

Elvana Gjata zbulon pagesën e parë në karrierë: “Isha vetëm 17 vjeçe”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, ka ndarë së fundmi një kujtim të veçantë nga fillimet e saj në muzikë, duke zbuluar edhe pagesën e parë që ka marrë si artiste.

E ftuar në emisionin “Andale”, Elvana tregoi se ka qenë vetëm 17 vjeçe kur është paguar për herë të parë për një performancë muzikore. Sipas saj, momenti lidhet me një nga daljet e para në spektaklin shumë të njohur të asaj kohe, “Ethet e së Premtes”.

“Kam marrë diku te 300 euro, kur kam qenë 17 vjeçe. Tek ‘Ethet e së Premtes’, një nga performancat e para ku jam paguar”, u shpreh këngëtarja.

Artistja e konsideron këtë moment si një pikënisje shumë të rëndësishme në rrugëtimin e saj artistik, që më pas do ta kthente në një nga emrat më të suksesshëm dhe më të dashur të muzikës shqiptare.

Gjatë intervistës, Elvana foli edhe për raportin që ka me paranë dhe rëndësinë që ajo ka në jetën e përditshme. Ajo theksoi se, megjithëse paraja sjell liri dhe siguri, nuk është elementi më i rëndësishëm për lumturinë.

“Di të them që paraja të jep liri, siguri, por vërtet mendoj se nuk është gjithçka”, tha ajo.

Deklarata e artistes është komentuar gjerësisht nga fansat në rrjetet sociale, të cilët kanë vlerësuar sinqeritetin dhe thjeshtësinë e saj, pavarësisht suksesit të madh që gëzon sot në tregun muzikor shqiptar.

Burimi; https://www.instagram.com/elvanagjataaaa

Foto; https://www.instagram.com/elvanagjataaaa