ShowBiz

69th Cannes Film Festival - Opening Night Gala & 'Cafe Society' Premiere - Arrivals Featuring: Victoria Beckham Where: Cannes, Alpes-Maritimes, France When: 11 May 2016 Credit: Dave Bedrosian/Future Image/WENN.com **Not available for publication in Germany, Poland, Russia, Hungary, Slovenia, Czech Republic, Serbia, Croatia, Slovakia**

Victoria Beckham flet për herë të parë mbi “Brand Beckham”: Nuk ishte kurrë një plan

Victoria Beckham ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me termin e njohur “Brand Beckham”, një etiketë që prej vitesh shoqëron familjen e saj dhe bashkëshortin, David Beckham.

Në një intervistë për podcastin “Aspire” të Emma Grede, stilistja dhe ish-anëtarja e “Spice Girls” u shpreh se krijimi i një “marke Beckham” nuk ka qenë asnjëherë një strategji e planifikuar nga çifti.

“Kur u takova për herë të parë me Davidin, nuk kishte asnjë synim për të krijuar një ‘brand’. Ai ishte një djalë i Brylcreem-it, luante për Manchester United dhe bashkëpunonte me Adidas e Pepsi, ndërsa unë isha pjesë e Spice Girls. Pikërisht aty mësova shumë për marketingun dhe ndërtimin e një imazhi publik”, tha Victoria Beckham.

Sipas saj, imazhi mediatik i familjes është ndërtuar natyrshëm përgjatë viteve, si rezultat i suksesit në muzikë, sport dhe biznes, dhe jo përmes një plani të ftohtë marketingu.

Deklaratat e saj vijnë në një moment kur djali i madh i çiftit, Brooklyn Beckham, ka ngritur diskutime mbi marrëdhëniet familjare dhe ndikimin e famës në jetën private. Në një deklaratë të mëparshme, Brooklyn kishte sugjeruar se “Brand Beckham” shpesh vendosej mbi familjen, duke lënë të kuptohet se ruajtja e imazhit publik kishte marrë prioritet ndaj jetës personale.

Ai kishte pohuar se familja është përballur me presion të vazhdueshëm për të mbajtur një imazh perfekt në publik, përmes eventeve, fushatave dhe paraqitjeve në rrjete sociale.

Megjithatë, Victoria Beckham duket se ka dashur të sqarojë se suksesi mediatik i familjes nuk ka ardhur si rezultat i një strategjie të paramenduar, por si pasojë e ekspozimit dhe karrierave të tyre të gjata në industrinë e argëtimit dhe sportit.