Këngëtari i njohur shqiptar, Adrian Gaxha, ka ndarë me publikun një nga momentet më të bukura të jetës së tij personale. Artisti është bërë baba për herë të parë, ndërsa partnerja e tij, Sidorela Dauti, ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë.
Lajmin e ëmbël Adriani e bëri publik përmes një postimi në rrjetet sociale, duke emocionuar menjëherë ndjekësit dhe miqtë e tij. Ndonëse prej vitesh ka zgjedhur ta mbajë jetën private larg mediave dhe syrit të publikut, këtë herë ai vendosi të ndajë lumturinë e madhe me fansat.
Në postimin e publikuar në Instagram, këngëtari ndau një fotografi shumë prekëse ku shihet dora e vogël e foshnjës së porsalindur, një moment që u prit me shumë emocione nga ndjekësit.
“Mirë se vjen 👶💗”, – shkroi Adriani krahas fotos, duke konfirmuar zyrtarisht ardhjen në jetë të bebit.
Menjëherë pas publikimit të lajmit, rrjetet sociale u mbushën me urime dhe komente pozitive për çiftin. Miq, kolegë dhe emra të njohur të showbiz-it shqiptar nuk ngurruan të shprehin gëzimin e tyre për artistin dhe partneren e tij.
Ndër personazhet e parë që reaguan ishin Blero Muharremi, Argjentina Ramosaj, Vesa Smolica dhe Egzona Rafuna, të cilët i uruan çiftit shëndet, lumturi dhe sa më shumë momente të bukura në këtë etapë të re të jetës së tyre.
Pak javë më parë mediat kishin raportuar se Adrian Gaxha dhe Sidorela Dauti po prisnin fëmijën e tyre të parë, megjithatë çifti kishte zgjedhur të mos e komentonte publikisht lajmin. Romance e tyre është mbajtur për një kohë të gjatë larg vëmendjes mediatike, duke ruajtur privatësinë në maksimum.
Tashmë, me ardhjen në jetë të foshnjës, fansat janë bërë edhe më kuriozë për të mësuar më shumë rreth jetës së re të çiftit, si edhe për emrin që ata kanë zgjedhur për bebushin.
Ky moment shënon një kapitull krejtësisht të ri për Adrian Gaxhën, i cili krahas suksesit në muzikë, tashmë do të përjetojë edhe emocionin e madh të të qenit prind për herë të parë.
Burimi; https://www.instagram.com/adriangaxha/
Foto; https://www.instagram.com/adriangaxha/