♈ Dashi
Kjo ditë të gjen plot energji dhe me dëshirë për të lëvizur përpara. Venusi dhe Marsi në pozicion të favorshëm të japin forcë në dashuri dhe pasion në marrëdhënie. Nëse je në çift, mund të jetosh momente shumë intensive me partnerin, ndërsa beqarët kanë mundësi të bëjnë njohje të reja interesante. Megjithatë, karakteri yt impulsiv mund të krijojë tensione të vogla nëse nuk kontrollon nervozizmin.
Në punë je shumë aktiv dhe i motivuar. Ke ide të mira dhe dëshiron të marrësh iniciativë, por duhet të mendosh mirë para se të veprosh. Një projekt i ri mund të nisë me sukses, sidomos nëse ke qenë duke pritur një përgjigje apo një mundësi të re. Financat kërkojnë kujdes: mos shpenzo vetëm nga entuziazmi i momentit.
Nga ana fizike ndihesh i fortë, por lodhja mund të shfaqet në fund të ditës. Mundohu të gjesh pak kohë për relaks dhe për të larguar stresin.
♉ Demi
Qielli është shumë i favorshëm për ty. Venusi dhe Mërkuri në shenjën tënde të japin siguri, qetësi dhe aftësi për të marrë vendime të rëndësishme. Në dashuri ndihesh më i qëndrueshëm dhe më i afërt me partnerin. Çiftet mund të flasin për plane serioze, ndërsa beqarët mund të kenë një takim që sjell emocione të forta.
Në punë je ndër shenjat më të favorizuara të momentit. Mund të marrësh lajme pozitive, një konfirmim ose një mundësi që të rrit profesionalisht. Je më praktik dhe i vendosur, ndaj arrin të zgjidhësh probleme që më parë dukeshin të vështira. Edhe ana ekonomike duket më stabile.
Shëndeti është i mirë, por duhet të kujdesesh për pushimin. Ndonjëherë merr shumë përgjegjësi mbi vete dhe lodhesh pa e kuptuar.
♊ Binjakët
Hëna në favorin tënd sjell optimizëm dhe dëshirë për të komunikuar. Sot ndihesh më social dhe më i hapur ndaj njerëzve. Në dashuri, Venusi dhe Marsi të japin shumë tërheqje; beqarët mund të kenë flirtime interesante, ndërsa çiftet përjetojnë momente të bukura dhe më romantike.
Në punë idetë e tua janë të shkëlqyera dhe mund të bindësh të tjerët lehtësisht. Është ditë e mirë për negociata, intervista ose për të nisur diçka të re. Megjithatë duhet të shmangësh shpërqendrimin dhe të fokusohesh më shumë tek detajet.
Nga ana fizike ndihesh energjik, por mendja jote është shumë aktive dhe mund të të lodhë emocionalisht. Pak qetësi në mbrëmje do të të bëjë mirë.
♋ Gaforrja
Pas disa ditësh të vështira dhe me pasiguri, sot fillon të rikthehet qetësia. Mërkuri të ndihmon të gjesh zgjidhje dhe të kuptosh më mirë çfarë dëshiron. Në dashuri ke nevojë për më shumë siguri emocionale. Nëse diçka nuk të bind, është momenti i duhur për të folur hapur.
Në punë ka ende pak lodhje, por situata po përmirësohet gradualisht. Një projekt i bllokuar mund të rifillojë ose dikush mund të të japë një mbështetje të rëndësishme. Kujdes me financat dhe mos bëj shpenzime të panevojshme.
Nga ana emocionale ke nevojë për më shumë pushim dhe njerëz pozitivë pranë vetes. Mos u izolo.
♌ Luani
Hëna në opozitë sjell pak tension dhe nervozizëm. Mund të ndihesh i lodhur ose i keqkuptuar nga dikush pranë teje. Në dashuri duhet të shmangësh krenarinë dhe debatet e kota. Nëse je në çift, partneri ka nevojë për më shumë vëmendje dhe durim nga ana jote.
Në punë, megjithëse je shumë i fortë dhe ambicioz, sot mund të hasësh vonesa ose njerëz që nuk ecin me ritmin tënd. Mos u zemëro nëse gjërat nuk ndodhin menjëherë. Vera premton sukses, ndaj tani duhet vetëm pak durim.
Fizikisht ke nevojë të rikuperosh energjitë. Kujdes me stresin dhe gjumin.
♍ Virgjëresha
Këto ditë po ndjen sikur po çlirohesh nga një barrë e madhe. Shumë situata që ishin të bllokuara tani mund të marrin drejtimin e duhur. Në dashuri ndihesh më i qetë dhe më i gatshëm për të dhënë besim. Kush ka kaluar tensione në çift mund të gjejë paqe dhe mirëkuptim.
Në punë është moment i favorshëm për organizim dhe plane afatgjata. Mund të marrësh lajme të mira ose një përgjigje që e prisje prej kohësh. Perfeksionizmi yt është forcë, por sot mos e tepro me kritikat ndaj vetes apo të tjerëve.
Shëndeti përmirësohet dhe ndihesh më i lehtësuar edhe emocionalisht.
♎ Peshorja
Dashuria është protagoniste absolute e kësaj dite. Hëna dhe Venusi favorizojnë emocionet, romantizmin dhe pajtimet. Nëse je në çift, marrëdhënia bëhet më e ëmbël dhe mund të bëni plane të rëndësishme për të ardhmen. Beqarët kanë shumë shanse për njohje të reja.
Në punë diplomacia jote të ndihmon të zgjidhësh situata të komplikuara. Mund të marrësh një propozim interesant ose të krijosh bashkëpunime të reja. Financat janë stabile, por duhet të shmangësh shpenzimet impulsive.
Nga ana emocionale ndihesh më i qetë dhe më i balancuar. Një mbrëmje e këndshme me njerëzit e dashur do të të bëjë shumë mirë.
♏ Akrepi
Sot ndihesh pak nën presion. Ke shumë gjëra për të bërë dhe mendja jote është e mbushur me shqetësime. Në dashuri mund të ketë tensione të vogla, sidomos nëse ndihesh i paqartë ose xheloz. Mundohu të mos reagosh menjëherë ndaj çdo situate.
Në punë ka shumë impenjime dhe ndoshta edhe shpenzime të papritura. Duhet të organizohesh më mirë dhe të mos mbash gjithçka vetëm mbi vete. Megjithatë, intuita jote mbetet shumë e fortë dhe do të të ndihmojë të marrësh vendime të mira.
Nga ana fizike ndihesh pak i lodhur. Pushimi dhe qetësia janë të nevojshme.
♐ Shigjetari
Je ndër shenjat më optimiste të momentit. Ndihesh protagonist dhe me shumë dëshirë për të ndryshuar gjëra në jetën tënde. Në dashuri rikthehet pasioni dhe dëshira për aventura. Beqarët mund të kenë takime emocionuese, ndërsa çiftet ndihen më të bashkuar.
Në punë po fillon një periudhë rikuperimi dhe rritjeje. Mund të marrësh një mundësi të rëndësishme ose të fillosh një projekt që do të japë rezultate në të ardhmen. Ke energji dhe vizion për të ecur përpara.
Shëndeti është i mirë dhe ke shumë vitalitet. Vetëm kujdes mos e tepro me ritmin.
♑ Bricjapi
Je i fortë dhe i vendosur edhe kur situatat bëhen të vështira. Kohët e fundit je ndjerë nën presion ose i testuar nga njerëzit dhe përgjegjësitë, por po arrin të mbash kontrollin. Në dashuri ke nevojë për stabilitet dhe sinqeritet. Nëse dikush nuk të jep siguri, mund të distancohesh.
Në punë je shumë i fokusuar dhe i aftë të përballosh sfida të rëndësishme. Mund të marrësh më shumë përgjegjësi, por kjo do të sjellë edhe vlerësime në të ardhmen. Kujdes vetëm me lodhjen mendore.
Shëndeti kërkon më shumë pushim dhe kohë për veten.
♒ Ujori
Ke nevojë për liri, kreativitet dhe emocione të reja. Hëna aktive në shenjën tënde të jep energji dhe dëshirë për të ndryshuar rutinën. Në dashuri mund të jetosh emocione të forta ose të takosh dikë që të intriguon shumë. Çiftet kanë nevojë për më shumë spontanitet.
Në punë idetë e tua janë origjinale dhe mund të të sjellin sukses. Është moment i mirë për projekte kreative, teknologji ose bashkëpunime të reja. Mos ki frikë të tregosh talentin tënd.
Fizikisht ndihesh mirë, por emocione të forta mund të të bëjnë pak të paqëndrueshëm.
♓ Peshqit
Shumë njerëz kanë nënvlerësuar forcën tënde, por tani po tregon se di të reagosh. Në dashuri je më intuitiv dhe më emocional. Nëse je në çift, mund të kuptosh më mirë nevojat e partnerit. Beqarët duhet të ndjekin intuitën, sepse një njohje e re mund të bëhet e rëndësishme.
Në punë po fiton më shumë besim tek vetja. Mund të zgjidhësh një problem ose të tregosh aftësi që të tjerët nuk i prisnin prej teje. Financat kërkojnë pak më shumë kujdes.
Nga ana emocionale ke nevojë për qetësi, muzikë, art ose kohë pranë njerëzve që të bëjnë të ndihesh mirë.
Burimi: https://www.corriere.it/oroscopo/oggi/
Foto; Freepik.com