Xheneta Fetahu ka ndarë së fundmi detaje nga jeta e saj para famës, duke treguar eksperiencat dhe punët e shumta që ka bërë përpara se të bëhej pjesë e ekranit dhe botës së showbiz-it.
Gjatë një interviste, ajo u shpreh se nuk ka pasur asnjëherë turp nga puna dhe se çdo eksperiencë e ka ndihmuar të formohet si person.
“Nuk i kam thënë asnjëherë punës jo. Kam punuar lloj-lloj punësh të ndryshme dhe nuk kam turp t’i përmend, nga e para deri tek e fundit,” tha Xheneta.
Ajo tregoi se gjatë kohës që jetonte në Suedi ka bërë punë të ndryshme, duke nisur nga kujdesi për të moshuarit, puna si kameriere në restorante, deri tek pozicioni si menaxhere hoteli.
“Kam punuar me të moshuarit në Suedi, kam punuar si kameriere në restorante, si menaxhere hoteli, kështu që kam bërë lloj-lloj punësh të ndryshme,” rrëfeu ajo.
Sipas Xhenetës, çdo punë ka pasur ndikim në forcimin e karakterit dhe vetëbesimit të saj, ndërsa dha edhe një mesazh motivues për të rinjtë që hezitojnë të nisin nga punët e thjeshta.
“Çdo punë më ka bërë Xhenetën që jam sot. Gjëja më e rëndësishme është të kesh besim tek vetja, sepse nga një punë më e vogël mund të arrish tek një më e lartë,” u shpreh ajo.
E pyetur për rrogën e saj të parë, Xheneta zbuloi se fitonte rreth 1500 euro në Suedi, duke theksuar se edhe pse paga dukej e mirë, jeta dhe shpenzimet atje janë shumë të larta.
Rrëfimi i saj është pritur pozitivisht nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët kanë vlerësuar sinqeritetin dhe thjeshtësinë me të cilën ajo foli për periudhën para famës.
Burimi; https://www.instagram.com/xhennetafetahuu/
Foto; https://www.instagram.com/xhennetafetahuu/