Ish-banorja e “Big Brother”, Brikena Selmani, ka rrëfyer emocionet dhe përjetimet e saj pas daljes nga reality show, gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”. Ajo foli hapur për eksperiencën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, marrëdhëniet e krijuara dhe jetën personale pas përfundimit të garës.
Brikena u ndal fillimisht te eliminimi i saj, duke pranuar se një nga zhgënjimet më të mëdha ishte fakti që u eliminua përpara Rogertit. “Më ka ardhur keq që kam dalë para Rogertit, sepse kam menduar se e mira në fund fiton. Por kur dola jashtë kuptova se publiku më ka mirëpritur njësoj si të isha finaliste”, u shpreh ajo.
Sipas Brikenës, mbështetja që ka marrë nga publiku pas daljes ka qenë një surprizë shumë e bukur dhe një konfirmim se karakteri i saj është vlerësuar nga njerëzit jashtë shtëpisë.
Gjatë intervistës, ajo foli edhe për paragjykimet që mund të ketë hasur për shkak të pamjes apo mënyrës së të veshurit, duke theksuar se ka dashur të tregojë personalitetin e saj të vërtetë dhe jo vetëm imazhin e jashtëm. “Pavarësisht pamjes dhe veshjes time, kam treguar se jam ky person dhe se veshja nuk e bën njeriun. Nuk ka asgjë të keqe nëse kërcen apo vishesh. Kam dashur të tregoj karakterin tim dhe jo një Brikenë të lazdruar”, deklaroi ajo.
Brikena ndau gjithashtu detaje edhe nga jeta sentimentale, duke treguar se marrëdhënia me Mateon po vazhdon edhe jashtë formatit. Ajo u shpreh optimiste për të ardhmen e tyre së bashku dhe tregoi se ndihet shumë mirë pranë tij. “Kur vij në Tiranë, jam në prezencë të Mateos. Ndihem shumë mirë me të dhe shpresoj më të mirën, nuk do doja ta mendoja fare ndarjen”, tha Brikena.
Në fund, ish-banorja la të kuptohet se pas eksperiencës në “Big Brother” mund të ketë zhvillime të reja edhe në karrierën e saj televizive. Ajo zbuloi se ka marrë disa oferta pas daljes nga reality show, por pa dhënë ende detaje konkrete për projektet e ardhshme.
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=k2Mbg1t0Nb8&t=5402s
Foto; https://www.instagram.com/p/DX6bH_7CIJB/