Miqësia mes Inida Gjatës, e njohur si Zhaku, dhe Mimoza Ahmetit në “Ferma VIP” duket se është krisur përfundimisht.
Gjatë spektaklit të fundit, tensionet mes tyre dolën hapur, ndërsa pas përfundimit të transmetimit situata u bë edhe më e ndërlikuar. Në një bisedë me Soni Malajn, Moza bëri një deklaratë të fortë, duke lënë të kuptohet se Zhaku ishte afruar me ish-bashkëshortin e saj gjatë periudhës së divorcit.
“Kjo që ishte shoqja ime, kur po ndahesha u bë mike me burrin tim,” u shpreh shkrimtarja.
Debati mes dy grave u ashpërsua më tej kur Zhaku tha se nuk kishte “historinë” e Mozës, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj: “Ti mund të kesh histori me burrin tim, por me mua s’ke histori, ke bashkëpunim.”
Zhaku i mohoi menjëherë aludimet, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë histori me ish-bashkëshortin e Mimozës. Megjithatë, deklaratat e Mozës kanë ndezur reagime të shumta në rrjet.
Së fundmi, në rrjet është publikuar edhe një foto ku Zhaku shfaqet pranë ish-bashkëshortit të shkrimtares, duke shtuar edhe më shumë dyshimet dhe komentet rreth kësaj historie.
Burimi; https://www.instagram.com/mimozaahmeti_official/
Foto: https://www.instagram.com/mimozaahmeti_official/