Modelja e njohur Kejvina Kthjella është përfshirë në një situatë të pakëndshme me një person të afërt të saj, të cilën ka vendosur ta denoncojë në polici.
Sipas raportimeve, gjithçka lidhet me një shumë prej 8 mijë eurosh, të cilat modelja pretendon se ia kishte dhënë një mikeshës së saj për t’ia ruajtur, por që më pas nuk i janë kthyer më.
Burime bëjnë me dije se Kejvina i është drejtuar autoriteteve pasi, sipas saj, tentativa për ta zgjidhur situatën në mënyrë private nuk kanë dhënë rezultat.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë habitur nga konflikti mes dy mikeshave, ndërsa shumë komentues kanë diskutuar mbi besimin në marrëdhëniet shoqërore dhe problemet që mund të sjellin çështjet financiare.
Deri tani, modelja nuk ka bërë ende një reagim të detajuar publik lidhur me rastin, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin më shumë detaje mbi konfliktin dhe rrethanat e ngjarjes.
Burimi;https://www.instagram.com/kejvina/
Foto;https://www.instagram.com/kejvina/