ShowBiz

“Po shohin fotot e mia”, Sara Hoxha alarmohet nga opsioni i ri në Instagram: “Kujdo që i kam çuar foto, ishte pa dashje”

Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment mjaft të sikletshëm dhe konfuz, që lidhet me një nga opsionet e reja të platformës sociale.

Blogerja dhe producentja e njohur publikoi një Instastory nga makina e saj, ku shfaqej e habitur dhe e irrituar me mënyrën sesi po funksiononte aplikacioni, duke ngritur dyshime se disa fotografi të saj private po bëheshin të dukshme për persona të tjerë pa dijeninë e saj.

“Instagram wtf!!! Çfarë është një ‘instant’?! Pse të gjithë po shohin foto të miat që as unë vetë nuk i gjej dot?!” – shkroi Sara në anglisht, duke lënë të kuptohet se kishte aktivizuar pa dashje një funksion të ri të aplikacionit.

Por ajo që e bëri situatën edhe më komike ishte fakti se Sara zbuloi se mund të kishte dërguar gabimisht fotografi në “Direct Message” tek persona të ndryshëm.

Përmes një tjetër reagimi, kësaj here në shqip, ajo kërkoi falje publikisht për incidentin:

“Kujdo i kam çu foto, ja kam çu pa dashje, kërkoj ndjesë.”

Postimet e saj u përhapën menjëherë në rrjet, ndërsa ndjekësit reaguan me humor dhe kuriozitet për funksionin që i kishte shkaktuar gjithë këtë konfuzion.

Shumë përdorues komentuan se edhe ata janë përballur me vështirësi në përdorimin e opsioneve të reja të Instagramit, sidomos pas përditësimeve të fundit të aplikacionit, ku janë shtuar forma të reja komunikimi dhe shpërndarjeje të përmbajtjes.

Megjithatë, Sara duket se e mori situatën me sportivitet, edhe pse momenti i sikletshëm nuk kaloi pa u kthyer në një nga temat më të komentuara të ditës në rrjetet sociale.

Incidenti i saj ka bërë që shumë përdorues të kontrollojnë menjëherë mesazhet dhe cilësimet e privatësisë në Instagram, nga frika se mos kanë aktivizuar pa dashje të njëjtin opsion.

Burimi;https://www.instagram.com/sarahoxha/

Foto;https://www.instagram.com/sarahoxha/