ShowBiz

Nuk kam as lekë për spitalin”/ Si reagoi Selin Bollati pas telefonatës së Shëndrit Lumit?

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Shëndrit Lumi, ka surprizuar ndjekësit me një lojë telefonike të realizuar ndaj mikeshës së tij, Selin Bollati. Dyshja, të cilët krijuan një raport të afërt brenda shtëpisë së BBV dhe e ruajtën miqësinë edhe jashtë saj, treguan edhe një herë lidhjen e fortë që kanë mes tyre.

Në kuadër të një prank-u, Shëndriti telefonoi Selinin duke i treguar se ishte rrëzuar nga shkallët dhe kishte nevojë urgjente për ndihmë.

“Jam në Top por më ka ndodhur diçka. Jam rrëzuar nga shkallët. Është ajo këmba që kam vrarë edhe tek BBV. Nuk mundem as t’i jap makinës. Nuk kam askënd afër, më ka humbur edhe kuleta në kufi. A ke lekë me vete?”, i tha ai gjatë telefonatës.

Pa hezituar aspak, Selini u tregua e gatshme ta ndihmonte menjëherë.

“Po mo, si jo. A të vij të të marr?”, iu përgjigj ajo menjëherë.

Ndërsa Shëndriti i kërkoi që jo vetëm ta merrte, por edhe t’i paguante mjekun dhe hotelin, Selini vijoi të tregonte mbështetjen e saj pa asnjë dyshim.

“Po more unë t’i paguaj të gjitha. Unë jam pak larg se po ha drekë me Gimbon, por erdha”, tha ajo.

Biseda është bërë virale në rrjet, me shumë ndjekës që kanë vlerësuar reagimin e menjëhershëm dhe besnikërinë e Selinit ndaj mikut të saj.

Burimi;https://www.instagram.com/shendritlumi/?hl=en

Foto;https://www.instagram.com/shendritlumi/?hl=en