ShowBiz

Victoria Beckham gati të shesë markën e saj? Perandoria e modës arrin vlerën 100 milionë paund

Victoria Beckham ka lënë të kuptohet se mund të shesë biznesin e saj të modës në të ardhmen, ndërsa marka e saj luksoze raportohet se tashmë vlerësohet rreth 100 milionë paund.

Ish-anëtarja e Spice Girls, e cila prej vitesh ka ndërtuar me kujdes perandorinë e saj në industrinë e modës, deklaroi se nuk do ta përjashtonte kurrë mundësinë e një marrëveshjeje të madhe nëse do t’i paraqitej oferta e duhur.

Duke folur për Financial Times, Victoria u pyet drejtpërdrejt nëse do ta shiste biznesin e saj, ndërsa ajo u përgjigj: “Nuk do të thoja kurrë kurrë dhe më pëlqen të shoh mundësitë.”

Megjithatë, ajo theksoi se aktualisht fokusi kryesor mbetet zgjerimi i markës dhe rritja e saj globale.

Sipas Beckham, biznesi i modës ka hyrë në një fazë të re suksesi, me të ardhurat që kanë kaluar shifrën e 100 milionë paundëve. Ajo zbuloi gjithashtu planet për zgjerim ndërkombëtar, duke përfshirë hapjen e dyqaneve të reja në New York dhe Miami.

“Deri tani kemi qenë shumë të fokusuar te shitjet online, por dua të kontrolloj të gjithë përvojën e klientit kur hyn në dyqan,” tha ajo.

Victoria shtoi se synimi i saj është të ndërtojë një “markë trashëgimie”, duke lënë të kuptohet se ka ende kategori të reja ku dëshiron të investojë dhe zgjerohet.

Kujtojmë se marka e saj e modës ka kaluar edhe periudha të vështira financiare në të kaluarën, madje Victoria kishte marrë hua miliona paund nga kompania e bashkëshortit të saj, David Beckham, për të mbështetur biznesin.

Sot, situata duket krejt ndryshe, me markën që po përjeton një moment të fortë rritjeje dhe interesi në tregun global të luksit.

Burimi; https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-14728495/Victoria-Beckham-fashion-brand-100million-sale.html

Foto:https://www.instagram.com/victoriabeckham/?hl=en