ShowBiz

Brikena Selmani surprizon me unazat me diamant, reagon për herë të parë për martesën me Mateo Borri

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë qenë së fundmi në qendër të vëmendjes, pasi në rrjet kanë qarkulluar zëra se çifti mund të jetë martuar në fshehtësi pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 5”.

Dyshimet janë shtuar edhe më shumë mbrëmjen e sotme gjatë paraqitjes së tyre në spektaklin “She’s on Top” në Top Channel, ku vëmendjen e publikut e morën dy unazat me diamant që Brikena mbante në gisht.

Moderatorja Sara Gjordeni nuk hezitoi t’i pyeste drejtpërdrejt nëse kanë kurorëzuar dashurinë larg syrit të publikut. Megjithatë, Mateo Borri sqaroi menjëherë situatën, duke treguar se njëra prej unazave është një dhuratë nga ai, ndërsa tjetra i është dhuruar nga familja e Brikenës.

Edhe pse çifti mohoi zërat për një martesë sekrete, momenti nuk kaloi pa komente në rrjetet sociale, ku fansat vazhdojnë të aludojnë për një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.

Historia e dashurisë mes Brikenës dhe Mateos ka qenë një nga më të komentuarat pas daljes së tyre nga “Big Brother VIP Albania 5”, ndërsa çdo dalje publike e çiftit vijon të tërheqë vëmendjen e publikut dhe mediave rozë.