ShowBiz

Aurora dhe Kushtrimi ndezin rrjetin, fotografitë e fundit nxisin dyshimet për një romancë

Aurora Rrusa dhe Kushtrim Kelani kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale pas një postimi të fundit në Instagram, i cili ka nxitur menjëherë aludime për një lidhje të mundshme mes tyre.

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova” publikuan disa fotografi ku shfaqen pranë njëri-tjetrit, duke pozuar në mënyrë mjaft të afërt. Në një nga imazhet, Kushtrimi shihet me dorën e vendosur në belin e Aurorës, detaj që nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit.

Pamjet e publikuara kanë bërë që fansat të spekulojnë se mes dyshes mund të ketë lindur diçka më shumë se miqësi. Edhe pse as Aurora dhe as Kushtrimi nuk kanë reaguar për të konfirmuar apo mohuar zërat, fotografitë kanë mjaftuar për të ndezur diskutimet në rrjet.

Menjëherë pas publikimit, seksioni i komenteve u mbush me reagime të shumta nga ndjekësit, por edhe nga ish-konkurrentë të formatit, të cilët nuk ngurruan të shprehin mendimet e tyre lidhur me afërsinë e dyshes.

Mbetet për t’u parë nëse Aurora dhe Kushtrimi do të vendosin të flasin publikisht për raportin e tyre, ndërsa fansat vijojnë të ndjekin me interes çdo lëvizje të tyre në rrjetet sociale.