Këngëtarja e njohur Kejsi Tola ka ndarë preferencat e saj për këngët më të suksesshme të Botërorëve gjatë një interviste në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan.
Artistja vlerësoi si këngën më të bukur himnin e Botërorit 2018, duke theksuar se një nga arsyet kryesore është pjesëmarrja e këngëtares shqiptare Era Istrefi në atë projekt muzikor.
“Këngën e Botërorit 2018 do ta vendosja në vendin e parë. Edhe për shkak të Era Istrefit”, u shpreh Kejsi.
Sipas saj, menjëherë pas saj renditet “Waka Waka”, kënga ikonike e Shakirës që shoqëroi Botërorin e vitit 2010 dhe që vazhdon të mbetet një nga himnet më të dashura të futbollit.
Kejsi u ndal edhe te kënga aktuale e Botërorit 2026, “Dai Dai”, të cilën e vlerësoi pozitivisht, por tha se do ta rendiste pas këngëve të viteve 2018, 2010 dhe 2024.
“Këngën aktuale të Botërorit 2026 e vlerësoj, por do ta vendosja në vendin e katërt”, tha ajo.
Ndërsa kënga e Botërorit 2022 ishte ajo që këngëtarja e la në fund të renditjes së saj, duke mos e konsideruar mes më të spikaturave të viteve të fundit.
Deklarata e Kejsi Tolës nxori në pah edhe një herë suksesin e këngës së Botërorit 2018, e cila vazhdon të mbetet një nga projektet më të vlerësuara nga publiku shqiptar, falë edhe prezencës së Era Istrefit në skenën më të madhe të futbollit botëror.