Gjatë bisedës me moderatorët, një moment i papritur tërhoqi vëmendjen e publikut, kur Marina Vjollca vuri re se Meritoni po puthte dikë përmes kamerës, duke ngritur menjëherë dyshime për një romancë të re. “Ne jemi duke folur dhe unë shikoj Meritonin, që puth një njeri në kamera. Me kë po puthesh ti?”, e pyeti Marina me humor.
Megjithatë, Meritoni sqaroi menjëherë situatën, duke treguar se bëhej fjalë për nipin e tij.
“Ishte nipi im, më kishte parë live dhe më thirri edhe e putha”, u përgjigj ai.
Por Marina nuk u ndal me kaq dhe vijoi të ngacmonte moderatorin për jetën e tij private. b“Thashë mos zbulova ndonjë ekskluzivitet kështu. Ndonjë gjë tjetër nuk kemi pas nipit?”, e pyeti ajo.
Pa dhënë shumë detaje, Meritoni la të kuptohet se po kalon një periudhë të bukur në jetën e tij personale.
“Jam i lumtur, jam mirë në jetën time”, tha ai.
Deklarata e tij u shoqërua menjëherë me reagimin e Marinës, e cila me batutë përmbylli momentin:
“E morëm ekskluzivitetin, Meritoni i zënë. Kaq.”
Edhe pse nuk konfirmoi drejtpërdrejt një lidhje të re, përgjigjet e Meritonit dhe komenti i Marinës kanë ndezur kuriozitetin e publikut, duke lënë hapësirë për shumë aludime mbi statusin aktual sentimental të moderatorit.
Burimi;https://www.youtube.com/watch?v=t28O1tg4xtk
Foto:https://www.instagram.com/meriton.mjekiqi/