Sipas MeteoAlb: Vendi ynë deri në orët e mesditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, KU kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në Ultësirën Perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të pakta vranësirash. POR parashikohet që në pjesën e dytë të ditës gradualisht vranësirat e pakta të shfaqen në një pjesë të mirë të Shqipërisë, KU më të fokusuara do të jenë në skajin Verior duke krijuar mundësi për reshje të karakterit lokal. Ndërsa pjesa tjetër e territori do të mbetet me mot të qëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga; 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Korcës deri në 36°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në Berat.
Era do të fryjë e lehtë; në tokë dhe në det; me shpejtësi deri në 28 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor; duke gjeneruar në det dallgëzim të ulët.
Burimi;https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-marte-16-qershor-2026/
Foto; Freepik.com