ShowBiz

Dua Lipa emocionon me dedikimin për nënën: Je mbretëresha e shtëpisë!

Këngëtarja e njohur Dua Lipa i ka bërë një urim publik nënës së saj, Anesa Lipa, me rastin e ditëlindjes, duke e quajtur atë “mbretëresha e shtëpisë”.

Të dielën, më 28 qershor, artistja publikoi në Instagram një seri fotosh familjare, ku shfaqet së bashku me nënën e saj, si dhe një fotografi nga fëmijëria.

 Në mesazhin e saj emocional për ditëlindjen e 54-t të nënës, Dua Lipa shkroi:

“Gëzuar ditëlindjen mamit tim! Jemi shumë me fat që të kemi! Çdo gjë e mirë në jetën tonë ia detyrojmë dashurisë, durimit dhe forcës tënde! Je mbretëresha e shtëpisë dhe e zemrave tona! Të dua shumë.”

Dua Lipa është një këngëtare me famë botërore me origjinë shqiptare nga Kosova, e lindur dhe e rritur në Londër. Ajo ka ndërtuar një karrierë ndërkombëtare me sukses të madh në muzikën pop dhe është fituese e disa çmimeve prestigjioze.