ShowBiz

Kush është mashkulli krah Ilnisa Agollit? Një postim i fundit ndez rrjetin

Ilnisa Agolli ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në rrjetet sociale, duke nxitur menjëherë aludime për një zhvillim të ri në jetën e saj sentimentale.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3” publikoi në Instastory një fotografi bardh e zi, e realizuar gjatë një darke në restorant. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte fakti se në imazh duken duart e saj të ndërthurura me ato të një mashkulli misterioz, pa zbuluar identitetin e tij.

Ky detaj ka mjaftuar që ndjekësit të nisin spekulimet se gazetarja mund të ketë nisur një lidhje të re dashurie. Megjithatë, Ilnisa nuk ka bërë asnjë reagim publik dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim lidhur me fotografinë, duke lënë gjithçka në kuadrin e hamendësimeve.

Postimi vjen disa muaj pas ndarjes së saj nga Meriton Mjekiqi, me të cilin krijoi një romancë gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3”. Që prej përfundimit të asaj marrëdhënieje, Ilnisa ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes publike jetën e saj private.

Për momentin nuk dihet nëse fotografia sinjalizon fillimin e një historie të re dashurie apo bëhet fjalë thjesht për një moment të rastësishëm. Deri në një konfirmim nga vetë Ilnisa, gjithçka mbetet në nivel spekulimesh, ndërsa postimi i saj vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve në rrjet.

Burimi: https://www.instagram.com/ilnisa.agolli

Foto; https://www.instagram.com/ilnisa.agolli