Këngëtari i njohur Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Eronita, kanë ndarë me ndjekësit një tjetër moment të veçantë nga jeta e tyre familjare, vetëm pak javë pasi u bënë prindër të një djali.
Pas lindjes së vogëlushit në Sarajevë dhe rikthimit të Eronitës në shtëpi me foshnjën, familja organizoi një pritje të ngrohtë për më të voglin e shtëpisë. Ambienti ishte dekoruar me tullumbace në ngjyrë blu dhe të bardhë, arushë prej pelushi dhe detaje të kuruara me kujdes për të shënuar ardhjen e anëtarit më të ri të familjes.
Përmes disa postimeve në Instastory, Eronita zbuloi për herë të parë edhe emrin që çifti ka zgjedhur për djalin e tyre.
Në dekorin e mirëseardhjes dallohej qartë emri Areej, i vendosur në tabelat dekorative, duke i dhënë fund kuriozitetit të ndjekësve.
Me këtë publikim, Blero dhe Eronita ndanë edhe një copëz nga lumturia e tyre si prindër të rinj, ndërsa urimet dhe komentet pozitive nuk munguan nga fansat dhe miqtë e çiftit.
Ardhja në jetë e Areej ka shënuar një kapitull të ri për çiftin, i cili po shijon ditët e para të prindërimit dhe po ndan herë pas here momente të veçanta me publikun.
Burimi;https://www.instagram.com/bleromuharremi/
Foto; https://www.instagram.com/bleromuharremi/