ShowBiz

Kim Kardashian tërheq vëmendjen me fotot e reja provokuese për Skims

Pas Hailey Bieber, edhe Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, duke pozuar me modelet më të reja të markës së saj të veshjeve, Skims.

Edhe pse fytyra kryesore e fushatës së re publicitare është modelja 29-vjeçare Hailey Bieber, vetë Kardashian vendosi të jetë pjesë e promovimit, duke realizuar një set fotografik me koleksionin e ri

Për fotosesionin, Kim zgjodhi një palë të brendshme shumë të vogla me motive leopardi, ndërsa më pas pozoi edhe me një set rozë.

Fotot provokuese u publikuan në llogarinë e saj personale në Instagram, ku Kim Kardashian ndiqet nga rreth 345 milionë ndjekës, duke marrë menjëherë vëmendjen e fansave të saj ë të gjithë botën.

Kim Kardashian themeloi markën Skims në vitin 2019, duke e nisur fillimisht si një linjë veshjesh pas trupit (shapewear). Me kalimin e viteve, marka u zgjerua me koleksione të të brendshmeve, veshjeve të përditshme, pizhameve dhe rrobave të banjës, duke u shndërruar në një nga bizneset më të suksesshme të sipërmarrëses amerikane dhe një nga markat më të njohura në industrinë globale të modës.

Burimi: https://www.instagram.com/p/DaOudymHYMx/?img_index

Foto;https://www.instagram.com/p/DaOudymHYMx/?img_index