Georgina Rodriguez ka treguar edhe një herë mbështetjen e saj të pakushtëzuar për Cristiano Ronaldon, pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës.
Kombëtarja portugeze i dha fund ëndrrës për titullin botëror pasi u mposht 1-0 nga Spanja në një sfidë dramatike. Goli vendimtar u shënua nga Mikel Merino në minutat shtesë të takimit, duke vulosur kualifikimin e spanjollëve dhe eliminimin e Portugalisë.
Për Ronaldon, 41 vjeç, humbja ishte veçanërisht e dhimbshme. Sulmuesi portugez u pa duke u larguar nga fusha me lot në sy, ndërsa kamerat kapën emocionet e tij pas vërshëllimës përfundimtare. Pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke prekur miliona tifozë në mbarë botën.
Pak pas ndeshjes, partnerja e tij, Georgina Rodriguez, reagoi në Instagram duke ripostuar një publikim të kompanisë sportive Nike, një nga sponsorët më të rëndësishëm të Ronaldos.
Në imazhin e publikuar shfaqej profili i yllit portugez, i shoqëruar me mesazhin: “Legjenda vazhdon të jetojë” dhe “Historia vazhdon”, së bashku me logon karakteristike të Nike.
Georgina, e cila numëron mbi 74 milionë ndjekës në Instagram, zgjodhi ta shoqëronte postimin vetëm me një emoji zemre të kuqe, një gjest i thjeshtë, por domethënës, që u interpretua si një mesazh mbështetjeje për Ronaldon në një nga momentet më të vështira të karrierës së tij.
Edhe pse Portugalia i dha fund rrugëtimit në turne, reagimi i Georginës u vlerësua nga fansat si një dëshmi e lidhjes së fortë mes çiftit dhe e mbështetjes që ajo i jep futbollistit në çdo moment, si në fitore ashtu edhe në humbje.

Burimi;https://www.instagram.com/georginagio/
Foto;https://www.instagram.com/georginagio/