ShowBiz

Sara Hoxha rikthehet në vendin ku zbuloi gjininë e vajzës: “Ende falënderoj Zotin që më doli gocë”

Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit një moment të mbushur me emocione, duke rikujtuar një nga periudhat më të veçanta të jetës së saj – pritjen e vajzës, Poi.

Influencuesja ka treguar se ndodhet sërish në të njëjtin destinacion ku, rreth gjashtë vite më parë, organizoi ceremoninë e zbulimit të gjinisë së bebes, një kujtim që vazhdon të mbetet shumë i rëndësishëm për të.

Gjithçka nisi pasi një ndjekëse e pyeti në rrjetet sociale nëse vendi ku po kalon pushimet ishte i njëjti ku kishte zbuluar nëse do të bëhej nënë e një djali apo një vajze.

Sara e konfirmoi se bëhej fjalë për të njëjtin vend dhe ndau me ndjekësit një rrëfim të sinqertë për emocionet që kishte përjetuar gjatë shtatzënisë.

“Para rreth 6 viteve mendoja se do të ishte çun. Isha e sigurt që ishte çun. Asgjë kundër çunave, por akoma falënderoj Zotin që më doli gocë”, shkroi ajo.

Me këtë rrëfim, Sara tregoi se, edhe pse dikur ishte e bindur se do të sillte në jetë një djalë, sot ndihet jashtëzakonisht mirënjohëse që u bë nënë e një vajze.

Poi është fryt i lidhjes së saj me reperin Ledri Vula. Edhe pse çifti i dha fund marrëdhënies disa vite më parë, të dy vazhdojnë të jenë të përkushtuar në rritjen e vajzës së tyre, duke ndarë shpesh momente të veçanta me të në rrjetet sociale.

Postimi i fundit i Sarës u prit me shumë komente pozitive nga ndjekësit, të cilët e vlerësuan sinqeritetin e saj dhe nostalgjinë me të cilën kujtoi një nga momentet më të bukura të jetës së saj.

Burimi;https://www.instagram.com/sarahoxha/

Foto; https://www.instagram.com/sarahoxha/