ShowBiz

Dua Lipa rikthehet në studio pas muajit të mjaltit, fotografohet në New York

 Dua Lipa është fotografuar duke dalë nga një studio regjistrimi në New York, duke lënë të kuptohet se është rikthyer në punë pas muajit të mjaltit me bashkëshortin e saj, aktorin Callum Turner.

Ylli shqiptar i muzikës, e cila u martua muajin e kaluar në Siçili, kaloi disa javë pushime në Itali. Çifti u pa në destinacione të njohura si Bregu i Amalfit, Roma dhe Porto Erkole, përpara se të udhëtonin drejt Shteteve të Bashkuara.

Prania e tyre në New York ka nxitur edhe spekulime se mund të marrin pjesë në dasmën e Taylor Swift, megjithëse arsyeja kryesore e vizitës duket të jetë puna e Duas për projektet e saj të reja muzikore.

Në daljen nga studioja, këngëtarja u shfaq me një stil të thjeshtë dhe casual. Ajo kishte veshur një bluzë të zezë pa mëngë, një këmishë të bardhë sipër, xhinse të gjera blu dhe shapka, ndërsa pamjen e kompletoi me një çantë të madhe të zezë Chanel dhe syze të mëdha.

Fotot e fundit kanë shtuar pritshmëritë e fansave, të cilët besojnë se Dua Lipa po punon për muzikë të re pas suksesit të projekteve të saj të fundit.

Burimi;https://www.instagram.com/dualipa

https://www.instagram.com/dualipa