ShowBiz

Butrint Imeri: Kam humbur shumë kohë me personin e gabuar

Butrint Imeri ka folur hapur për jetën e tij private gjatë një interviste në emisionin “Andale”, ku ndau mendime për dashurinë, marrëdhëniet dhe sfidat që i ka sjellë fama.

Këngëtari u shpreh se për të një lidhje e shëndetshme ndërtohet mbi respektin, mirëkuptimin dhe besimin reciprok, ndërsa pranoi se angazhimet e shumta dhe ekspozimi publik e kanë bërë më të vështirë ruajtjen e një marrëdhënieje të sinqertë.

Duke folur për përvojat e tij sentimentale, Butrinti pranoi se gabimi më i madh ka qenë investimi i kohës te personi i gabuar.

“Kam humbur shumë kohë me personin e gabuar”, tha ai, duke shtuar se fundi i një marrëdhënieje është shpesh tregues se ajo nuk ka qenë e duhura.

Artisti tregoi se sot i qaset dashurisë ndryshe nga më parë. Sipas tij, vendimet nuk i merr më vetëm me zemër, por udhëhiqet edhe nga arsyeja, intuita, respekti dhe besimi.

I pyetur se çfarë e tërheq më shumë te një vajzë, Butrinti u përgjigj se janë sytë, pasi beson se ato shprehin emocionet më të sinqerta.

Në intervistë ai foli edhe për suksesin e albumit të tij më të ri “I Pari”, si dhe për surprizën e ditëlindjes, ku dhuroi një çmim prej 100 mijë eurosh për fituesit e një sfide në TikTok. Sipas tij, iniciativa ishte një mënyrë për të falënderuar fansat për mbështetjen e vazhdueshme.