ShowBiz

Dolçe reagon ashpër pas publikimit të fotove të vjetra: “Dhe në ëndërr po ju dal”

Fotografi të vjetra të Dolçes kanë nisur të qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime dhe komente të shumta. Megjithatë, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka vendosur t’u përgjigjet kritikëve me një reagim të drejtpërdrejtë në Instagram.

Përmes disa postimeve, ajo bëri të qartë se nuk ndihet aspak e prekur nga publikimi i imazheve të së kaluarës, duke theksuar se ato janë pjesë e historisë së saj dhe e kanë formuar në personin që është sot.

“Ato foto përfaqësojnë personin që kam qenë dhe më kanë sjellë të bëhem kjo që jam sot”, shkroi Dolce.

Me ironi, ajo iu drejtua edhe atyre që besojnë se publikimi i këtyre fotografive mund ta dëmtojë.

“Nëse mendoni se publikimi i imazheve nga e kaluara ime mund të më lëndojë, keni gabuar person… ah lumdhenj.”

Dolçe falënderoi ndjekësit që i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje, ndërsa uroi që edhe kritikët e saj të gjejnë të njëjtën qetësi shpirtërore që, sipas saj, e ka arritur.

Në fund të reagimit, ajo theksoi se mbetet e fokusuar te e ardhmja dhe nuk ndikohet nga komentet apo përpjekjet për ta sulmuar.

“Mund të vazhdoni të publikoni të gjitha fotot që dëshironi. Unë do të vazhdoj të ndërtoj të ardhmen time. Rëndësi ka që për mua flitet gjithmonë. Dhe në ëndërr po ju dal”, përfundoi ajo

 Burimi; https://www.instagram.com/dolce_dolce13

Foto; https://www.instagram.com/dolce_dolce1