Selin Bollati ka reaguar pas komenteve dhe mesazheve të shumta që ka marrë në rrjetet sociale lidhur me rënien e saj në peshë.
Përmes një postimi në InstaStory, ajo falënderoi ndjekësit për kujdesin dhe mbështetjen, duke treguar se kohët e fundit nuk ka kaluar një periudhë të lehtë.
“Jam super me fat që më ndjekin njerëz në mosha të ndryshme, sidomos shumë mama. Faleminderit shumë për çdo mesazh që keni dërguar. Në fakt nuk kam qenë shumë mirë, tani po mundohem të kujdesem pak më shumë, edhe pse me veten jam super komode me mënyrën si dukem”, shkroi ajo. Selin theksoi se, pavarësisht ndryshimeve fizike, ndihet mirë me veten dhe po i kushton më shumë rëndësi shëndetit.
Në fund të mesazhit, ajo përcolli edhe një apel për ndjekësit e saj, duke nënvizuar se shëndeti është më i rëndësishëm se pesha.
“Të dobët apo mbi peshë, mjafton të jeni të shëndetshëm dhe konfidentë”, u shpreh ajo. Për t’i dhënë fund spekulimeve, Selin publikoi edhe peshën e saj aktuale, duke bërë të ditur se peshon 51.6 kilogramë.
Burimi;https://www.instagram.com/selinbollatii
Foto; https://www.instagram.com/selinbollatii