ShowBiz

Elijona shijon pushimet verore me Klodin, ndan momente romantike nga bregdeti

Elijona po shijon në maksimum pushimet verore në krah të partnerit të saj, Klodit, duke ndarë me ndjekësit momente romantike nga arratisja e tyre buzë detit.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, çifti shfaqet duke kaluar çaste të bukura së bashku, ndërsa nuk mungojnë as pamjet plot afeksion që kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Elijona pozon me bikini të zeza, duke vënë në pah linjat e saj elegante dhe formën e mirë fizike. E kuruar në çdo detaj, ajo shfaqet mjaft në formë, ndërsa sfondi me detin, palmat dhe perëndimin e diellit i jep fotove një atmosferë tropikale.

Postimi është pritur me komente dhe pëlqime të shumta, me ndjekësit që kanë vlerësuar jo vetëm pamjen e saj, por edhe momentet e lumtura që ajo ndan me partnerin gjatë pushimeve verore.