ShowBiz

United Nations High Commissioner for Refugees (UNHCR) Special Envoy Angelina Jolie attends a news conference as she visits a Syrian and Iraqi refugee camp in the southern Turkish town of Midyat in Mardin province, Turkey, June 20, 2015. REUTERS/Umit Bektas/File Photo - RTSFJQU

Angelina Jolie planifikon të largohet nga SHBA, por shitja e vilës po i pengon planet

Aktorja e njohur hollivudiane Angelina Jolie duket se është gjithnjë e më pranë realizimit të planit për t’u larguar nga Shtetet e Bashkuara, por një pengesë e rëndësishme po i vonon planet.

Sipas mediave të huaja, 51-vjeçarja synon të nisë një kapitull të ri të jetës pasi binjakët e saj, Vivienne dhe Knox, të mbushin 18 vjeç. Burime pranë aktores bëjnë të ditur se destinacioni i saj i preferuar është Kamboxhia, vend me të cilin Jolie ka një lidhje të veçantë prej shumë vitesh.

Edhe pse planifikon të jetojë jashtë SHBA-së, aktorja pritet të ruajë një bazë në New York, për të përmbushur angazhimet e saj profesionale dhe projektet në industrinë e filmit.

Megjithatë, një detaj i rëndësishëm po e pengon këtë lëvizje. Rezidenca e saj luksoze në zonën Los Feliz të Los Angeles ende nuk ka gjetur blerës.

Prona, e nxjerrë në shitje në fillim të muajit maj për rreth 30 milionë dollarë, vazhdon të jetë në treg. Sipas raportimeve, ngadalësimi i tregut të pasurive të paluajtshme në Los Angeles ka vështirësuar procesin e shitjes, pavarësisht se vila konsiderohet një nga pronat më prestigjioze të zonës.

Nëse shitja finalizohet, Angelina Jolie pritet të realizojë dëshirën e saj për t’u vendosur në Kamboxhia, vend ku prej vitesh është e angazhuar në projekte humanitare dhe ku ka krijuar një lidhje të fortë personale.