ShowBiz

Enca “mashtron” ndjekësit me postimin për Kanye West: Fotot nuk janë reale

Mbërritja e reperit amerikan Kanye West në Tiranë për koncertin e shumëpritur ka pushtuar rrjetet sociale, ndërsa një nga postimet që mori më shumë vëmendje ishte ai i këngëtares Enca.

Artistja publikoi disa fotografi ku shfaqej në poza intime pranë Kanye West, duke i shoqëruar me mbishkrimin: “Rrini në shtëpi sonte se Kanye është i zënë.”

Postimi u bë menjëherë viral, duke nxitur reagime të shumta dhe aludime se imazhet ishin krijuar me Inteligjencë Artificiale (AI) për të tërhequr vëmendje.

Megjithatë, e vërteta rezulton ndryshe. Fotot nuk janë të krijuara me AI, por janë realizuar vite më parë gjatë një vizite të Encës në muzeun e famshëm Madame Tussauds në Londër.

Personi që këngëtarja përqafon dhe duket sikur po puth në fotografi nuk është Kanye West, por statuja e tij prej dylli, e njohur për realizmin e jashtëzakonshëm që shpesh krijon konfuzion.

Me këtë postim plot humor, Enca përfitoi nga atmosfera e krijuar rreth koncertit të Kanye West në Tiranë, duke bërë që shumë ndjekës të besonin se ajo ishte takuar me reperin amerikan. Në fund, gjithçka rezultoi të ishte një kujtim i vjetër, i rikthyer në momentin e duhur për të tërhequr vëmendjen e publikut.