ShowBiz

Dua Lipa mahnit me stilin e saj në daljen e radhës në New York

Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të radhës në rrugët e New Yorkut, vetëm një ditë pasi ishte mes të ftuarve VIP në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026.

Këngëtarja shqiptaro-britanike u shfaq me një stil elegant dhe minimalist, duke zgjedhur një xhaketë të zezë të kombinuar me bluzë në të njëjtën ngjyrë, xhinse blu dhe taka me majë.

Artistja 30-vjeçare e kompletoi pamjen me syze të mëdha dielli dhe një çantë të zezë lëkure. Detaji që i dha më shumë ngjyrë veshjes ishte shalli prej sateni në ngjyrë të kuqe, i vendosur te çanta, shkruan Daily Mail.

Edhe pse bëhej fjalë për një dalje të thjeshtë në qytet, Dua Lipa dëshmoi edhe një herë pse konsiderohet një nga ikonat më të spikatura të stilit në muzikën ndërkombëtare.

Një ditë më parë, ajo ndoqi nga afër finalen e Kupës së Botës në stadiumin “MetLife” në New Jersey, ku Spanja triumfoi ndaj Argjentinës me rezultatin 1-0 pas kohës shtesë.

Dua ishte e shoqëruar nga partneri i saj, aktori Callum Turner. Dyshja u fotografua duke u larguar dorë për dore nga stadiumi, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave.

Dalja e tyre vjen disa muaj pas martesës së çiftit, e cila u pasua nga një festë luksoze në Palermo të Italisë. Që prej zyrtarizimit të lidhjes, Dua Lipa dhe Callum Turner janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it ndërkombëtar.