ShowBiz

Miri me mesazh provokues: “Thuajeni me zë të lartë kush ju çoi në finale”

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Armir Shahini, i njohur ndryshe si Miri i grupit “West Side Family”, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një postim të fundit në Instagram.

Në foton e publikuar, këngëtari ka ndarë një mesazh me tone provokuese, që është interpretuar nga ndjekësit si një reagim ndaj disa ish-banorëve të reality show-t.

“Dhelpra kur nuk i kapi rrushët, sigurisht që ishin të prishur. Kështu që thuajeni me zë të lartë se kush ju çoi në finale, se nuk është turp! P.S. Të fala nga 006-ta”, shkroi Miri.

Megjithatë, ai nuk ka përmendur emra konkretë dhe as nuk ka sqaruar se kujt i drejtohet mesazhi. Në rrjet janë ngritur aludime se postimi mund t’i referohet Selinit ose Rogertit, por deri tani Miri nuk ka bërë asnjë konfirmim.

Burimi;https://www.instagram.com/miri_westsidefamily/?hl=en

Foto;https://www.instagram.com/miri_westsidefamily/?hl=en