ShowBiz

Singer singing silhouette

Michael B. Jordan, protagonist dhe regjisor i “The Thomas Crown Affair”

Michael B. Jordan rikthehet në ekranin e madh me një nga projektet më të shumëpritura të viteve të ardhshme. Aktori 39-vjeçar do të jetë njëkohësisht protagonist dhe regjisor i ripunimit të ri të filmit klasik “The Thomas Crown Affair”.

Në këtë thriller me aksion dhe mister, Jordan merr rolin e Thomas Crown, një miliarder karizmatik që jeton mes luksit, rrezikut dhe vjedhjeve spektakolare të veprave të artit me vlerë të jashtëzakonshme.

Personazhi i Thomas Crown është kthyer në një ikonë të kinemasë ndër vite. Ai u interpretua fillimisht nga Steve McQueen në versionin e vitit 1968, ndërsa në ripunimin e vitit 1999 rolin e luajti Pierce Brosnan.

Ky do të jetë projekti i dytë i Michael B. Jordan si regjisor, pas suksesit të filmit “Creed III”. Me këtë projekt, ai synon të sjellë një version modern të historisë klasike, duke kombinuar aksionin, intrigën, elegancën dhe lojën e rrezikshme mes personazheve.

Në kastin e filmit bëjnë pjesë edhe emra të njohur si Adria Arjona, Lily Gladstone dhe fituesi i Oscar-it, Kenneth Branagh.

“The Thomas Crown Affair” pritet të shfaqet në kinematë botërore më 5 mars 2027.