Ditën e premte, 31 korrik, vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Sipas MeteoAlb, moti parashikohet kryesisht i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s. Në intervale të caktuara, kryesisht përgjatë bregdetit dhe në lugina, ajo mund të arrijë deri në 10 m/s.
Në det parashikohet valëzim me forcë 1-2 ballë.