ShowBiz

“S’mund ta kthej kurrë…” – Dedikimi prekës i Yll Limanit për nënën e tij

Yll Limani ka emocionuar ndjekësit e tij me një dedikim të ndjerë për nënën, me rastin e ditëlindjes së saj.

Këngëtari ka publikuar në InstaStory një fotografi ku shfaqet duke e përqafuar të ëmën, të shoqëruar me disa fjalë plot mirënjohje, dashuri dhe vlerësim për sakrificat e saj ndër vite.

“Urime ditëlindja mam. S’muj me ta kthy kurrë çka ke bo për mu. Faleminderit prej krejt sakrificat që i ke bo n’heshtje. Krejt çka shpresoj osht që je krenare me mu. Të dua. Edhe 100”, ka shkruar ai.

Përmes këtij mesazhi, Ylli ka vënë në pah përkushtimin e nënës së tij dhe dëshirën që ajo të ndihet krenare për rrugëtimin e tij. Dedikimi u prit me shumë reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët e përgëzuan artistin për fjalët e sinqerta dhe lidhjen e ngushtë me nënën e tij.

Burimi:https://www.instagram.com/ylllimani/?hl=en

Foto,https://www.instagram.com/ylllimani/?hl=en