ShowBiz

“Shoku im i ngushtë”, Selin Bollati i bën dedikim të veçantë DJ Gimbos

Selin Bollati ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente të veçanta pranë DJ Gimbos, duke treguar edhe një herë afërsinë që kanë krijuar me njëri-tjetrin.

Në fotografitë e publikuara në InstaStory, dyshja shfaqet së bashku, ndërsa Selin ka zgjedhur t’i bëjë një dedikim të ëmbël DJ Gimbos.

“Je shoku im i ngushtë”, ka shkruar ajo krahas postimit, duke vënë në pah raportin e fortë dhe të afërt mes tyre.

Edhe pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në “Big Brother VIP Albania 5”, Selin dhe DJ Gimbo kanë vazhduar të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe të ndajnë momente me ndjekësit në rrjetet sociale.

Postimet e fundit kanë ngjallur interes te publiku, i cili vazhdon të komentojë për marrëdhënien e tyre jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Dyshja e nisi afrimin dhe romancën brenda formatit, ndërsa duket se lidhja e tyre është forcuar edhe më shumë pas daljes.

Kjo tregon se jo çdo afërsi e krijuar brenda një formati televiziv është vetëm pjesë e lojës, pavarësisht aludimeve që shpesh bëhen në publik.

Burimi;https://www.instagram.com/selinbollatii/?hl=en

Foto; https://www.instagram.com/selinbollatii/?hl=en