ShowBiz

Djali i Grida Dumës feston ditëlindjen mes figurave të njohura të ekranit

Darien, djali i moderatores Grida Duma, ka festuar ditëlindjen në një mbrëmje elegante, ku nuk kanë munguar figura të njohura të ekranit, biznesit dhe jetës publike shqiptare.

Në mesin e të ftuarve kanë qenë Lori Hoxha, Marjana Kondi, Ronaldo Sharka, Sara Hoxha, Anila Basha, Olta Dako, Rudina Dembacaj dhe Arjan Curri, si edhe emra të tjerë të njohur.

Në festë ishin të pranishëm jo vetëm kolegë të Grida Dumës, por edhe personazhe që shfaqen shpesh si të ftuar në emisionin “Top Story” apo në podcastin e saj.

Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte vallëzimi i Gridës me të birin. Nëna dhe djali interpretuan së bashku një vals, duke dhuruar një moment emocional që u prit me duartrokitje nga të pranishmit.