Thashethemet se Gigi Hadid dhe Bradley Cooper janë martuar fshehurazi janë përhapur pas paraqitjeve të tyre të fundit së bashku në Paris, ku të dy u panë me unaza, të cilat ishin mjaft të ngjashme si ato prej martese.
Modelja dhe aktori u fotografuan të hënën, më 3 gusht, duke ecur dorë për dore në rrugët e kryeqytetit francez, të veshur sportiv dhe me syze dielli. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishin pikërisht unazat që mbanin të dy në të njëjtin gisht.
Çifti dukej në humor të mirë gjatë shëtitjes, ndërsa fotografitë e publikuara kanë rindezur spekulimet për një martesë të fshehtë. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.
Dalja e tyre e përbashkët vjen rreth një muaj pasi morën pjesë në dasmën e mikeshës së ngushtë të Hadid, Taylor Swift me Travis Kelce.
Hadid dhe Cooper janë në një lidhje që prej vitit 2023 dhe që atëherë kanë zgjedhur ta mbajnë romancën larg vëmendjes së mediave, duke bërë vetëm pak paraqitje publike së bashku dhe duke ndarë rrallë momente nga marrëdhënia e tyre në rrjetet sociale.
Thashethemet e para për lidhjen e tyre nisën në tetor të vitit 2023, kur u panë duke darkuar së bashku në një restorant në Nju Jork. Në maj të vitit 2025 ata e bënë publike lidhjen përmes Instagramit, kur Hadid publikoi një fotografi ku putheshin gjatë festës së 30-vjetorit të saj.
Pak muaj më parë, në një intervistë për Vogue, modelja e përshkroi marrëdhënien e tyre si shumë romantike, duke theksuar se ndihet me fat që ka në krah një njeri që e di çfarë dëshiron nga jeta.
“Të gjesh dikë që ndodhet në një fazë të jetës ku e di çfarë do dhe çfarë meriton, ndërsa të dy punoni për të qenë partnerët më të mirë për njëri-tjetrin… Ndihem vërtet shumë me fat”, ishte shprehur ajo.
Hadid ka folur gjithashtu me admirim për aktorin, duke thënë se “E respektoj jashtëzakonisht shumë si artist dhe krijues. Ai më mbështet, më inkurajon dhe, mbi të gjitha, më bën të besoj më shumë në aftësitë e mia.”
Të dy kanë nga një fëmijë nga marrëdhënie të mëparshme. Hadid është nënë e vajzës Khai, të cilën e ka me këngëtarin Zayn Malik, ndërsa Cooper është baba i Lea De Seine, vajzës që ka me modelen Irina Shayk.
Fëmijët e tyre kanë kaluar tashmë kohë së bashku, ndërsa burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se, pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale, ata i japin gjithmonë përparësi marrëdhënies së tyre dhe vajzave të tyre.
Burimi; https://people.com/bradley-cooper-and-gigi-hadid-rings-are-wedding-bands-from-french-luxury-jewelry-brand-12033910
Foto;https://www.instagram.com/gigihadid/?hl=en